TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Qershor 2024, 18:08

“Silvinjo na motivon, i njohim mirë se luajmë prej vitesh në Serinë A”, Gjimshiti: Duhet të kemi kujdes, nisim me këmbën e mbarë

Shkruar nga Pamfleti

“Silvinjo na motivon, i njohim mirë se luajmë prej vitesh

Shqipëria përballet me Italinë në ndeshjen e parë të kuqezinjve të “EURO 2024”, e cila do të luhet në Dortmund, më 15 qershor, në orën 21:00. Kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti ka thënë në konferencën para ndeshjes se lojtarët dhe trajneri e kanë studiuar mirë rivalin dhe se një rezultat pozitiv do të ndihmonte shumë në kualifikimin nga grupi.

A është kjo Italia më e fortë që ka patur vitet e fundit apo ka vështirësi?

“Sigurisht që i njoh mirë sepse luaj prej shumë vitesh ne Serinë A dhe një pjesë e madhe e Kombëtares luan atje. Mund të jetë një ndihmë. Shumë nga ne që luajmë në Itali i njohim shumë mirë. Për dobësitë janë gjëra që i kemi diskutuar me trajnerin. Italia është kampione në fuqi dhe duhet të kemi respekt maksimal. Do të jetë një ndeshje e fortë.”

Mendoni se ndeshja me Italinë do jetë shumë e rëndësishme?

Janë tre ndeshje të rëndësishme, por një ta ndryshon rrugëtimin dhe të jep vetëbesim nëse e nisim me këmbën e mbarë. Të ndryshon fatin në kualifikimin në grupe.

Një duel me Skamaçën. Keni biseduar diçka çfarë prisni në fushë?

Skamaçën e njoh shumë mirë. Jo, nuk kam folur nga hera e fundit që kemi festuar fitoren në Ligën e Europës. Nuk është në rëndësi Gjimshiti kundër Skamaçës, por Shqipëria kundër Italisë.

Një kurth nga Italia pas ndeshjeve miqësore?

Sigurisht që jemi përgatitur. Besoj që trajneri na ka treguar ku është forca e tyre dhe duhet të kemi kujdes. Sigurisht që do jemi gati.

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares "euro 2024"

Lini një Përgjigje