TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Qershor 2024, 17:43

“Momenti ka ardhur, le ta shijojmë!”, Armand Duka para startit të Europianit: Kemi dëshirën e madhe të kalojmë grupin

Shkruar nga Pamfleti

“Momenti ka ardhur, le ta shijojmë!”, Armand Duka para startit

“EURO 2024” nis sot në Gjermani. Ndeshja e parë mes Gjermanisë dhe Skocisë luhet në “Allianz Arena” në orën 21:00.

Për fillimin e këtij kompeticioni ku merr pjesë dhe Shqipëria, presidenti i FSHF-së Armand Duka ka bërë një postim në Facebook. Numri 1 i Federatës Shqiptare të Futbollit thotë ndër të tjera se ekipi kombëtar do tentojë të lërë gjurmë.

Dita e Euro 2024 erdhi! Në mbrëmje nis eventi më i rëndësishëm i futbollit në botë dhe mes garuesve jemi edhe ne, Shqipëria. Kemi arritur deri këtu plot meritë, të vendosur që në fillim dhe tani duhet ta shijojmë.

Përfaqësojmë një komb dhe të gjithë djemtë jam i sigurt që do bëjnë më të mirën e tyre për ta lartësuar emrin e Shqipërisë. Pavarësisht kundërshtarëve të fortë që kemi përballë, ekipi i bashkuar në fushë do tentojë të lërë shenjë.

Italia është e para në radhë, pastaj vijnë Kroacia dhe Spanja. Dëshira jonë është e madhe të kalojmë në raundin tjetër dhe nuk ka arsye pse mos ta provojmë. Momenti ka ardhur, le ta shijojmë!”

Kombëtarja e Shqipëria luan të shtunën në orën 21:00 takimin e parë për grupin B. Do të jetë ndeshja me Italinë në “Signal Iduna Park”, sfida hapëse për kuqezinjtë.

armand duka presidenti i fshf "euro 2024"

Lini një Përgjigje