TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Qershor 2024, 18:39

“Ky tank anglez”, Armando Broja ylli i përzgjedhur nga ‘Marca’ për të treguar vlerat në Europianin e Gjermanisë

Shkruar nga Pamfleti

“Ky tank anglez”, Armando Broja ylli i përzgjedhur nga

Jo të gjithë futbollistët që janë pjesë e Europianit janë yje dhe “Marca” ka përzgjedhur 24 të rinj, një për çdo ekip të thirrur për të shkëlqyer në Gjermani. Disa janë tashmë të njohur, të tjerë shpresojnë që ky turne do të jetë trampolina për të shkuar në një ekip të madh në Europë.

Nga Shqipëria prestigjozja spanjolle ka përzgjedhur sulmuesin Armando Broja i cili luan për Fulhemin në Premier Ligën Angleze.

Ky “tank” anglez  me përmasa 1.91 metra mund të jetë, nga ana tjetër ylli i Shqipërisë. Ish-lojtari i të rinjve të Totenhamit, udhëhoqi Çelsin nën moshën 18 vjeçare për të fituar Ligën dhe Kupën më 2017-2018. Broja bëri debutimin e tij me “Blutë e Londrës” nën drejtimin e Frenk Lampard në vitin 2020, teksa ishte 18 vjeç e 5 muaj. Ai la shifra të pranueshme (11 dhe 9 gola) në huazimet e tij te Viteze dhe Sauthempton. Dëmtimi që pësoi në vitin 2022 i prishi planet shqiptarit, i cili në janar u huazua te Fulhemi pavarësisht se nuk ka pasur minutat e dëshiruara në këmbë. Europiani do të jetë mundësia për numrin ’11’, që të forcohet dhe të tregojë vlerat e tij”, shkruan ‘Marca’.

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje