
Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Lojërat Olimpike, pasi u mposht nnga japonezi Soichi Hashimoto.
Fillimisht, xhudisti nga Peja që garon në kategorinë deri në 73 kilogramë mposhti në raundin e parë kundërshtarin nga Brazili, Daniel Cargnin me Ippon.
Në raundin e dytë, Akili ia doli të mposhtte austriakun, Samuel Gassner edhe kësaj here me Ippon, për të vazhduar në mesin e tetë xhudistëve më të mirë.
Në rrethin e tretë, Gjakova kishte përballë italianin Manuel Lombardo, ku koha e rregullt u mbyll pa fitues, derisa dy xhudistët shkuan në ‘Golden Score’.
Italiani mori tri gabime dhe Akil Gjakova u kualifikua në gjysmëfinale. Xhudisti kosovar u ndesh me xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov – por pësoi disfatë në “Golden Score”.
Akili nuk ia doli të triumfonte përballë japonezit Soichi Hashimoto, pasi u mposht me Waza-ari.
Kujtojmë se Distria Krasniqi ia doli t’i siguronte Kosovës medaljen e argjendtë në xhudo.
Lini një Përgjigje