TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Prill 2026, 10:33

“United Center” kërcen shqip; shqiptarët ndezin atmosferën para Bulls–Pacers

Shkruar nga Pamfleti

“United Center” kërcen shqip; shqiptarët ndezin

Arena “United Center” në Chicago ka “folur shqip” mëngjesin e sotëm me orën shqiptare, përpara ndeshjes së NBA mes Chicago Bulls dhe Indiana Pacers.

Një grup shqiptarësh që jetojnë në SHBA kanë performuar këngë dhe valle tradicionale nga treva të ndryshme të Shqipërisë.

Atmosfera në sallë ka qenë mjaft e ngrohtë, ndërsa tifozët e pranishëm janë përfshirë duke kërcyer dhe duke filmuar performancën e grupit, i cili ishte i veshur me kostume tradicionale dhe mbante flamurin kuqezi.

“United Center”, me një kapacitet prej rreth 21 mijë spektatorësh, u bë kështu skenë për promovimin e kulturës shqiptare para një audience të gjerë. Në fund të ndeshjes, skuadra vendase Chicago Bulls u mposht me rezultatin 126-145 nga Indiana Pacers.

Lini një Përgjigje