TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2026, 21:24

Vendosi rekord, Rumania shkarkon Mirçea Luçeskun; legjenda rumune kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ekipit

Shkruar nga Pamfleti

Vendosi rekord, Rumania shkarkon Mirçea Luçeskun; legjenda rumune

Mirçea Luçesku nuk është më trajner i përfaqësueses së Rumanisë. Edhe pse kishte një kontratë të vlefshme deri në verë, palët kanë vendosur të ndajnë rrugët pas eliminimit në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin.

Humbja ndaj Turqisë i dha fund shpresave të Rumanisë për kualifikim, duke përshpejtuar edhe vendimin për largimin e trajnerit me përvojë.

Luçesku largohet duke shënuar një rekord të veçantë, pasi në moshën 80-vjeçare konsiderohet trajneri më i vjetër që ka drejtuar ndonjëherë një përfaqësuese kombëtare.

Presidenti i Federatës Rumune të Futbollit, Razvan Burleanu, konfirmoi ndarjen dhe la të hapur mundësinë e një bashkëpunimi të ri me teknikun veteran.

Po e presim zotin Luçesku në një rol të ri në muajt e ardhshëm, në mënyrë që futbolli rumun të përfitojë nga eksperienca e tij për përgatitjen e lojtarëve dhe trajnerëve”, u shpreh Burleanu.

Sipas mediave rumune, një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e kombëtares është legjenda Gheorghe Hagi. Nëse emërimi konfirmohet, kjo do të ishte hera e dytë që ai merr drejtimin e ekipit kombëtar, pas një eksperience të shkurtër në vitin 2001.

Luçesku ishte emëruar në krye të Rumanisë në gusht të vitit 2024, me një kontratë dyvjeçare. Megjithatë, rezultatet në ndeshjet vendimtare ndikuan në përfundimin e parakohshëm të bashkëpunimit.

Pak ditë para ndeshjes vendimtare, trajneri ishte shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore, por u rikuperua në kohë për të qenë në pankinë në miqësoren kundër Sllovakisë.

Në reagimin zyrtar, Federata Rumune e Futbollit e falënderoi Luçeskun për kontributin e tij, duke theksuar bilancin prej 11 fitoresh, 1 barazimi dhe 6 humbjesh gjatë mandatit të fundit.

Kjo nuk ishte hera e parë që ai drejtonte Rumaninë. Në vitet ’80, Luçesku udhëhoqi kombëtaren drejt kualifikimit historik në Kampionatin Europian të vitit 1984.

mirçea luçesku rumania georghe hagi

Lini një Përgjigje