
Xhakomo Vrioni duket se po e nis këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi ka qenë protagonist që në ndeshjen e parë të skuadrës së tij në Champions të CONCACAF, atë që është turneu më i rëndësishëm kontinental për klube në Amerikën Qendrore dhe të Veriut.
Nju Ingland ku aktivizohet sulmuesi i kombëtares shqiptare luante mbrëmë sfidën e parë në transfertë përballë Independiente të Panamasë. Klubi amerikan kërkonte të zgjidhte gjithçka që në sfidën e parë dhe ia ka dalë që të largohet nga kjo transfertë me fitore falë edhe kontributit të Vrionit, i cili ishte titullar.
Pikërisht një asist i tij me kokë nxori para portës Tomas Çankalaj, i cili shënoi golin e vetëm të sfidës duke i dhënë ekipit amerikan një avantazh minimal të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në fushën e vet.
Lini një Përgjigje