
Mario Mitaj është zbulimi i vitit në futbollin shqiptar. Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, i befasoi të gjithë teksa ftoi për herë të parë mbrojtësin e majtë në fillimet e kualifikueseve të “EURO 2024”. Si një mbrojtës i majtë që ishte vetë, braziliani pa diçka te Mitaj që nxiste entuziazëm.


E ashtu doli, djaloshi nga Malësia e Madhe shkëlqeu me fanelën kuqezi duke luajtur titullar të gjitha ndeshjet, fitoi vendin në formacion te Lokomotiva e Moskës, aty ku po shkëlqen edhe si mesfushor.


Jeta është e bukur për Mitajn dhe djaloshi po e shijon në maksimum. Veç futbollit, duket se gjithçka po ecën ‘vaj’ edhe në jetën private, më saktë atë sentimentale. Në Instagramin e tij ai ka ndarë foto me një vajzë ku duken në momente romantike së bashku. Bukuroshja greke duket se i ka marrë zemrën mëngjërashit shqiptar dhe të dy po shijojnë praninë e njëri-tjetrit.


Lini një Përgjigje