TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2024, 16:18

“Më të fortë se kurrë më parë”, Jasir Asani premton spektakël: Gati për sezonin e ri, do të jetë viti ynë

Shkruar nga Pamfleti

“Më të fortë se kurrë më parë”, Jasir

Viti 2023 ishte i Jasir Asanit për lojtarët e Kombëtares shqiptare. Sallaksi magjik mori një ftesë të papritur nga Silvinjo kur dukej se shpresat kishin humbur. Besimin e brazilianit, Asani e vlerësoi në maksimum dhe në fushën e lojës shkëlqeu duke shënuar 3 gola magjik që i dhanë një dorë të madhe kualifikimit të Shqipërisë në “EURO 2024”.

Asani po përgatitet për nisjen e sezonit të ri në Korenë e Jugut, aty ku me ekipin e tij Guangzhu do të synojë të arrijë suksesin e radhës. Me një postim në Facebook ai shprehet se ky vit do të jetë i tyre, ndërsa nuk harron as flamurin kuqezi.

Jemi gati për sezonin e ri, më të fortë se kurrë më parë. Do të jetë viti ynë”, shkruan Asani.

jasir asani sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje