
Liverpuli përmbys 4-1 Lutonin në “Anfield Road” dhe merr 3 pikë shumë me vlerë në kampionat. Pa shumë prej yjeve titullarë, “The Reds” vuajtën shumë në fazën ofensive. Mysafirët nga Lutoni realizuan në portën e mbrojtur nga Kelleher në minutën e 12, me anë të Ogbene. Në minutën e 32, Luiz Diaz provoi të befasonte me një goditje të bukur, por topi përfundoi fare afër shtyllës së majtë.
Në fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Jurgen Klop u vendosën në kërkim të golit të barazimit. Djemtë e Rob Eduards, të pozicionuar mirë në prapavijë, nuk lejuan hapësira. Në minutën e 51, Diaz u shfaq protagonist, por gjuajtja e tij u bllokua.
Goli i barazimit mban firmën e një mbrojtësi. Van Dajk shfrytëzoi në maksimum një asist të Mek Allister për të mposhtur Kaminskin. Liverpuli përmbysi sfidën shumë shpejt, me Gakpo. Për të vulosur njëherë e mirë suksesin mendoi Diaz. Në fund pati kohë edhe për Eliott.
Me këtë fitore, Liverpuli kryeson kampionatin me 37 pikë, 5 më shumë se Mançester Siti ndjekës.
Lini një Përgjigje