
Armando Broja ka lënë pas gjendjen gripale dhe është bashkuar në stërvitje me ekipin e Fullhemit. Në përgatitjet e ndeshjes kundër Mançester Junajtid, e cila luhet të shtunën në "Old Trafford", pjesë e tyre ishte edhe sulmuesi i Kombëtares.
22-vjeçari shihet në formë të mirë dhe është aktivizuar në të gjithë seancën stërvitore me grupin. Kështu Broja ka lënë pas gripin dhe është gati për trajnerin Marko Silva.
Fundjavën që shkoi, Broja nuk ishte pjesë e Fullhemit, pasi vuante një gjendje gripale dhe e ndoqi humbjen 1-2 kundër Aston Vilës nga shtëpia. Tashmë Broja pritet të marrë minuta në fushë dhe të fitojë formën e duhur për të qenë gati për Kombëtaren në Kampionatin Europian që starton në muajin qershor në Gjermani.
Lini një Përgjigje