TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2024, 18:16

Tripleta e talentit shqiptar nuk mjafton për të tentuar përmbysjen e madhe, Lacio eliminohet nga Kupa e Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Tripleta e talentit shqiptar nuk mjafton për të tentuar

Flavio Sulejmani ka shkëlqyer në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë për moshën nën 19-vjeç përballë Torinos, por pa mundur që të arrijë finalen.

Takimi i parë u mbyll me rezultatin 1-3 për ekipin “Granada”, por duket se ishte pikërisht 17-vjeçari shqiptar që tentoi të bënte mrekullinë për skuadrën e tij.

Sulejmani arriti të shënonte tre gola për të tentuar përmbysjen e madhe, me sfidën që shkoi në shtesë, por vetëm disa minuta përpara fundit, Torino realizoi golin e kualifikimit, duke eliminuar Lacion nga Kupa.

flavio sulejmani talenti shqiptar lacio

Lini një Përgjigje