TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2024, 17:32

Kilian Mbape tradhton Realin për Barçën? Sulmuesi francez shfaqet në Katalonjë dy netë më parë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kilian Mbape tradhton Realin për Barçën? Sulmuesi francez

Disa orë më parë, gazetari i njohur italian dhe mjeshtri i merkatos, Fabricio Romano, theksoi se Mbape është duke finalizuar detajet e kontratës së tij me Realin e Madridit dhe për ta bërë aktive atë nga data 1 korrik.

Megjithatë, Kilian Mbape është filmuar në Barcelonë dhe nuk dihet ende se çfarë e solli sulmuesin francez atje.

Sulmuesi francez thuhet se kishte dy ditë pushime, të cilat i kaloi në Katalonjë me bashkëlojtarin e tij Ashraf Hakimi, duke shtuar edhe më shumë thashethemet për të ardhmen.

Sipas gazetës ‘Mundo Deportivo’, Mbape u pa në ‘Restaurante Botafumeiro’, një vend luksoz ku drejtori sportiv i Barcelonës, Deko është parë duke kryer biznes javët e fundit.

Ndërkohë gazeta ‘Sport’ siguron se ai është parë duke shijuar një pjesë të jetës së natës në kryeqytetin katalanas gjatë dy netëve më parë.

Mbape ndaloi gjithashtu për të bërë foto me fansat dhe për të firmosur fanelat e tyre.

kilian mbape sulmuesi francez reali i madridit barcelona

Lini një Përgjigje