TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shkurt 2024, 22:59

Interi fiton me vuajtje ndaj Atletikos dhe lë të hapur kualifikimin, arbitri u mohon penallti zikaltërve, baraspeshë totale në Holandë

Shkruar nga Pamfleti

Interi fiton me vuajtje ndaj Atletikos dhe lë të hapur kualifikimin,

Përfundojnë dy ndeshjet e raundit të 1/16 të Champions League. PSV dhe Dortmundi janë ndarë në në paqe. Sfida e luajtur në “Philips Stadium” është mbyllur në barazim 1-1.

Gjermanët kaluan të parët në avantazh në minutën e 24 me Doniel Malen. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e miqve.

Holandezët u kundërpërgjigjën në pjesën e dytë. Në minutën e 56, ishte Luk de Jong, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke e lënë të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë supersfida e lujatur në “San Siro” mes Interit dhe Atletikos së Madridit është mbyllur me fitoren e zikaltërve me rezultatin e ngushtë 1-0.

Pas një dominimi total të ndeshjes, për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzagi, Marko Arnautovic i dha fitoren ekipt të tij me golin e realizuar në minutën e 79.

Sfida nisi me spektakël dhe polemika. Në minutën e 13, Interi pretendoi penallti për prekje të topit me dorë brenda zonës, por gjyqtari vijoi lojën.

Një vendim ky që u protestua fuqishëm nga kampi zikaltër, por pa ndryshuar vendimin e arbitrit.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javësh në “Wanda Metropolitano”, aty ku Atletiko e Madridit do të kërkojë kualifikimin për në raundin tjetër.

 

inter psv atletiko madrid borusia dortmund champions league

Lini një Përgjigje