
Bajerni i Mynihut nuk po kalon një moment aspak të mirë në këtë sezon, me bavarezët që duken larg titullit kampion pas 12-vitesh. Kampionët aktualë morën humbjen e tretë rresht ndaj Boçumit.
Por pavarësisht kësaj, Tomas Tuhel është konfirmuar të paktën momentalisht në krye të skuadrës, por sërish situata nuk është e qetë as në dhomat e zhveshjes. Sipas mediave gjermane bëhet me dije se te bavarezët ka përplasje dhe se senatorët janë kundër trajnerit gjerman.
Pas humbjes së fundit në kampionat, Xhoshua Kimish u përplas ashpër me ndihmësin e Tuhel, Zolt Lëv, ku vetëm ndërhyrja e kapitenit Manuel Nojer bëri që mes të dyve të shmangej një sherr me duar.
Përveç Kimish, edhe Myler, Goretcka e De Ligt nuk kanë raporte të mira me trajnerin Tuhel, që duket se ka humbur tërësisht kontrollin në dhomat e zhveshjes dhe nëse shkarkimi nuk erdhi këtë fundjavë, mund të vijë në të ardhshmen në rast të një tjetër rezultati negativ.
Lini një Përgjigje