
Të tjera hije zgjaten mbi Red Bullin. Përveç Formula 1, edhe Ford, partner komercial që nga viti 2026, ka kërkuar të sqarohet gjithçka në lidhje me hetimin e brendshëm të nisur kundër shefit të skuadrës Kristian Horner, që akuzohet për ngacmime seksuale ndaj një vartëseje. Kompania e njohur amerikane ka shprehur shqetësim mbi çështjen, duke konfirmuar se kërkon nga skuadra austriake, të njëjtat standarde të integritetit dhe korrektësisë si të sajat. Por nuk mbaron këtu, pasi prestigjiozja “Financial Times” bën të ditur se Ford mund të anulojë akordin e ndërmarrë me Red Bullin.
E përditshmja britanike këmbëngul se lamtumira e Fordit është një mundësi reale teksa shkruan, “sipas personave që kanë dijeni për natyrën e këtij partneriteti, Fordi ka mundësinë për t’u shkëputur nga akordi me Red Bullin në çdo moment që dëshiron”. Pra bëhet fjalë për një klauzolë të hartuar që një vit më parë kur u ratifikua kontrata dhe bashkëpunimi mes palëve. Përballë një skenari të tillë, kërkesa për integritet maksimal dhe korrektësi në hetim, e formuluar nga shefi i repartit të Motorsport të Fordit, Mark Rashbruk, merr një domethënie dhe ton edhe më të fortë.
Në këtë mënyrë, në pritje që të ketë një qendim në lidhje me çështjen Horner, është në diskutim një akord i hartuar një vit më parë. Partneriteti mes Red Bullit dhe Fordit u zyrtarizua në 3 shkurt 2023 në Nju Jork. Marka amerikane impenjohet për të furnizuar me motorë skuadrën austriake duke nisur nga viti 2025. Një kontratë 5-vjeçare me kohëzgjatje minimale deri në vitin 2030, por që tani është në rrezik.
Lini një Përgjigje