TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shkurt 2024, 15:33

Kukësi ka harruar të fitojë, ish-kapiteni ndëshkon verilindorët, Partizani hedh hapin drejt gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Kukësi ka harruar të fitojë, ish-kapiteni ndëshkon

Pas rezultateve zhgënjyese në kampionat, Kukësi vazhdon serinë negative edhe në Kupë. Verilindorët janë mposhtur nga Partizani me rezultatin e ngushtë 0-1, duke bërë që tekniku Bledar Devolli të debutojë me humbje në krye të stolit kuksian.

Heroi i të kuqve ishte Cara me golin e realizuar në minutën e 43 të pjesës së parë. Futbollisti hodhi një top në zonë dhe ish-kapiteni i Kukësit, Gjelbrim Taipi e dërgoi topin në rrjetën e boshatisur.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve do të luhet në kryeqytet më 6 mars.

kukësi partizani kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje