TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shkurt 2024, 21:15

Humbja në derbi lë shije të ‘hidhur’, Tirana shkarkon trajnerin Julian Ahmataj!

Shkruar nga Pamfleti

Humbja në derbi lë shije të ‘hidhur’, Tirana shkarkon

Tirana duket se nuk po gjen qetësi me drejtuesit e stolit, kjo pasi sot u konfirmua largimi i Julian Ahmatajt nga pankina e “Bardhë e bluve”.

Ecuria plot jo premtuese, mungesa e një stili të qartë loje dhe humbja e fundit në derbin përballë Partizanit, kanë sjellë fundin e aventurës së tij.

Presidenca e Tiranës ka shkarkuar 44-vjeçarin, i cili qëndronte në pankinë prej 5 tetorit, kur zëvendësoi Orges Shehin. 19 ndeshje në total regjistroi Ahmataj në aventurën e dytë si trajneri i rekordmenëve të futbollit shqiptar.

Aktualisht Tirana renditet në vendin e katërt pas javës së 24-t në Superiore. Me 34 pikë, dy mbi Dinamon, me këta të fundit që numërojnë një takim më pak.

Tirana luan në shtëpi kundër Laçit në takimin e ardhshëm. Ndërkohë, tifozët presin me kuriozitet se cili do të jetë trajneri i tretë i skuadrës së tyre të zemrës gjatë këtij edicioni.

tirana

Lini një Përgjigje