TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shkurt 2024, 15:36

Pa asnjë fitore që nga janari, Marseille shkarkon Gattuson!

Shkruar nga Pamfleti

Pa asnjë fitore që nga janari, Marseille shkarkon Gattuson!

Ish-mesfushori i Milanit dhe Italisë, Gennaro Gattuso është shkarkuar nga poti i trajnerit të Marseille. Burime të shumta, duke përfshirë L'Equipe dhe Fabrizio Romano, deklarojnë se bordi i Olympique Marseille e ka informuar Gattuso për vendimin e tyre për të ndarë rrugët menjëherë.

Skuadra e Ligue 1 humbi 1-0 kundër Brest të dielën mbrëma, pavarësisht se ishte me një lojtar më shumë që nga minuta e 60-të. Marseille kishte emëruar Gattuso në shtator 2023 për të zëvendësuar Marcelinon.

Megjithatë, skuadra franceze është pa fitore që nga janari dhe ka marrë vetëm tre pikë në pesë ndeshjet e fundit (tre barazime dhe dy humbje). Siç raportohet nga Gazzetta, ky është rekordi më i keq për Marsejën që nga viti 1978.

Marseille nuk regjistroi një goditje në portë në tre nga katër ndeshjet e fundit, duke përfshirë humbjen e së dielës ndaj Brestit. Goditja e tyre e parë në shënjestër në minutën e 42 mbrëmë.

Gjatë një konference për shtyp pas ndeshjes të dielën, Gattuso pranoi formën e dobët të ekipit dhe u kërkoi falje tifozëve.

“Shpirti nevojitet në futboll, por neve na mungon. Duhet të jem i sinqertë dhe të them se nuk e meritojmë këtë fanellë. Nuk mund të luajmë me mentalitetin që kemi. I kërkoj falje fansave. Ne kemi arritur në fund dhe është e pamundur të shkojmë më thellë”, tha Gattuso.

Kujtojmë se Gattuso ishte trajner i Palermos, Pizës, Milanit dhe Napolit në Serinë A.

gattuso

Lini një Përgjigje