
Myrto Uzuni ka arritur të tundë përsëri rrjetën sot në La Liga, duke shënuar golin e tij të 7 në këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll. Edhe pse skuadra e tij po vuan në kampionat, sulmuesi shqiptar ka ditur të shënojë rregullisht dhe goli i sotëm në barazimin 1-1 ndaj Almerias, ishte i shtati për sulmuesin shqiptar.
Ai kësisoj arrin në këtë numër golash për sezonin emra shumë të njohur në futbollin spanjoll si Vinisius, Ferran Torres apo Stuani, ndërsa është vetëm 1 gol prapa Rodrigos, një tjetër braziliani te Reali i Madridit.
Aftësia e sulmuesit shqiptar për të goditur atëherë kur nuk pritet, e ka bërë atë një lojtar të rrallë, pasi edhe në ndeshjen e sotme, ka gjetur golin me vetëm 18 prekje në të gjithë takimin, ndërsa ka bërë edhe 5 gjuajtje në portë, siç tregojnë statistikat e “SOFASCORE”. Për paraqitjen e e sotme, në bazë të statistikave të regjistruara në këtë sfidë, Uzuni është vlerësuar me notën 7,3.

Lini një Përgjigje