TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2024, 21:10

Ekipi i Arbnor Muçollit triumfon në Kupë mes drithërimash, dy golat e mesfushorit kuqezi shmangin suedezët nga turpi

Shkruar nga Pamfleti

Ekipi i Arbnor Muçollit triumfon në Kupë mes drithërimash,

Arbnor Muçolli vazhdon të jetë protagonist te skuadra e Goteborgut, duke e shpëtuar atë nga një turpërim që në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit në Kupën e Suedisë. Goteborgu ka mundur me shifrat 4-3 Junajtid Nordik, një ekip të kategorisë së tretë. 

Në ndeshjen e sotme, Muçolli ia doli të shpëtonte skuadrën e tij, teksa fillimisht shkurtoi diferencën në 2-1 në minutën e 29, ndërsa më pas, në minutën e tretë shtesë të takimit shënoi golin e barazimit 3-3. Një gol i shënuar në minutën e pestë shtesë nga Tordarson, solli fitoren e Goteborg në këtë ndeshje në fazën e parë të Kupës që luhet me sistem grupesh. 

Muçolli ka qenë një nga protagonistët e sezonit të kaluar te Goteborgu, teksa ndihmoi këtë skuadër të mbijetonte në elitë me lojën e tij. Ai shënoi 6 gola e dha 3 asiste në 17 ndeshje që luajti me këtë skuadër në sezonin e kaluar. 
 

arbnor muçolli mesfushori shqiptar goteborg

Lini një Përgjigje