TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2024, 18:30

Uzuni rikthen shqiponjën në La Liga, sulmuesi kuqezi ndëshkon Almerian dhe arrin Vinisiusin dhe Ferran Torres (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Uzuni rikthen shqiponjën në La Liga, sulmuesi kuqezi ndëshkon

Myrto Uzuni protagonist në barazimin 1-1 të Granadës ndaj Almerias. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin me Granadën, në ndeshjen e javës së 25 në La Ligas ndaj Almerias. Pubill realizoi për mysafirët në minutën e nëntë, ndërsa në minutën e 75, ishte sulmuesi kuqezi që barazoi shifrat për ekipin e trajnerit Medina. 

Natyrisht, nuk mund të mungonte një festë me shqiponjë, me tifozët në shkallët e “Estadio Nuevo Los Cármenes Stadium” që nuk hezitonin të duartrokisnin. 28-vjeçari kuqezi shënon kështu golin e shtatë në La Liga, në 25 ndeshje. Deri më tani, Uzuni ka dhuruar edhe një asist. 

Më këtë finalizim, beratasi ka arritur në kuotën e 7 golave njësoj si yjet e Realit dhe Barcelonës, Vinisius dhe Ferran Torres.

Granada endet në pozitat e fundit të tabelës dhe kontributi i futbollistit do të jetë mjaft i nevojshëm në misionin për mbijetesën. Aktualisht skuadra ka grumbulluar vetëm 14 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria. 

myrto uzuni sulmuesi kuqe gra

Lini një Përgjigje