
Mançester Junajtid vuan por fiton 1-2 ndaj Lutonit, në “Kenilworth Road”, duke marrë fitoren e 4 radhazi në Premier Ligë. Ndeshja nisi “zjarr” për mysafirët nga Manç. Hojlund realizoi dopietë brenda shtatë minutash, duke treguar kështu klasin e tij.
Vendasit nuk u demoralizuan dhe u rikthyen shpejt në lojë, me golin e Morris. Lutoni mori zemër dhe pati mundësi të barazonte shifrat brenda pjesës së parë. Pjesa e dytë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, teksa rastet nuk munguan. Garnaço provoi të gjente golin e qetësisë në minutën e 62, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri.
Sërish Garnaço pak më vonë u shfaq në portën e kundërshtarit, por goditja nuk kishte saktësinë e duhur. Në minutën e 65, portieri i “Djajve të kuq”, Onana u thirr në apel, me “gardianin’ që ishte në vendin dhe kohën e duhur. Junajtid shkon në kuotën e 44 pikëve në vendin e gjashtë. Lutoni është në vendin e 17.
Lini një Përgjigje