
Në një intervistë për “Sky Sports”, para bilbilit të hapjes së ndeshjes në shtëpi të Luton Taun kundër Mançester Juanjtid, kapiteni i mikpritësve, Tom Lokier, foli për arrestin kardiak që pësoi në fushë, më 16 dhjetor, në Bërn
“Tani jam mirë, jam shumë me fat që jam këtu, jam shumë mirë. Është mirë që mund të them se jam mirë, mendoj se të gjithë e meritojnë të dinë se si jam”,- ka nisur duke thënë mbrojtësi uellsian.
Tom Lokier u pyet për kujtimet e tij nga momenti kur pësoi arrest kardiak, pas minutës së 65 të ndeshjes Bournemouth-Luton: “Isha pak i çorientuar. Nuk mund të flisja. Nuk mund të lëvizja. Po përpiqesha të kuptoja se çfarë po ndodhte. Ndërsa po ndodhte, mbaj mend që mendova, se 'mund të vdisja atje'.
Është surreale të mendosh se nuk je i aftë të lëvizësh dhe të reagosh dhe mund të shohësh se si po të fillon paniku. Ishte një përzierje emocionesh, por përfundimisht arrita të flisja dhe të përgjigjesha. Jam shumë me fat”,- ka përfunduar kapiteni i Luton Taun.
Lini një Përgjigje