TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2024, 20:22

Fitore me peshë e Romës ndaj Frosinones, verdhekuqtë shpresojnë ende te zona Champions

Shkruar nga Pamfleti

Fitore me peshë e Romës ndaj Frosinones, verdhekuqtë

Roma rikthehet te fitorja pas barazimit në Ligën e Europës dhe humbjes ndaj Interit, duke triumfuar me rezultatin 0-3 në transfertën e Frosinones, takim i vlefshëm për javën e 25 të Serisë A. Ky takim rezultoi shumë i luftuar, megjithatë ishte skuadra e Daniele De Rosit ajo e cila festoi në fund. 

Sfida u zhbllokua në minutën e 38, me 18-vjeçarin holandez, Huijsen që realizoi një gol spektakolar dhe kaloi miqtë në avantazh, ndërsa bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1. 
 
Roma vazhdoi me sulmet, pasi Turati ndali goditjen e parë të verdhekuqve, Azmun goditi me forcë në minutë e 71 dhe dyfishoi avantazhin e kryeqytetasve. Ndërsa më pas, Roma fitoi penallti që u mor përsipër nga Paredes, i cili e dërgoi topin në fundin e rrjetës dhe realizoi golin e tretë për ekipin e tij. 
Pas këtij takimi, Frosinone renditet në vend të 15 me 23 pikë, teksa Roma renditet në vendin e 6 me 41 pikë. 
 
 
 

roma frosinone seria a

Lini një Përgjigje