
E pabesueshme ajo që po ndodh te Bajerni i Mynihut, pasi po kalon një ndër momentet më të vështira të historisë së tij në vitet e fundit. Skuadra e drejtuar nga Tuhel ka prekur fundin dhe sot në fushën e Boçumit pësoi një tjetër humbje, e treta radhazi pas asaj ndaj Leverkusenit dhe Lacios në Champions!
Një disfatë 3-2 që çon kështu në mënyrë të pashmangshme në një vendim që pritet të merret nga klubi:shkarkimi i trajnerit Tuhel!
Bajerni i Mynihut është mposhtur në transfertë me rezultatin 2-3 nga Boçumi. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 22 të Bundesligës, dhe pas kaq ndeshjesh Bajerni e sheh veten 8 pikë larg Leverkuseni.
Trajneri i bavarezëve Tuhel me stafin e tij e shohin veten më pranë shkarkimit se kurrë. Kjo pasi gjërat nuk po shkojnë aspak mirë te gjigandët gjermanë.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-1. Fillimisht realizoi Bajenri me Musialan. Vendasit reaguan duke shënuan 2 gola në minutën e 38 dhe 44.
Gjatë pjesës së dytë, skuadrat shënuan nga një tjetër gol. Boçumi ishte i pari që shënoi, teksa Kejn ngushtoi shifrat sa për statistikë në minutën e 87.
Lini një Përgjigje