
Bajerni i Mynihut “qep gojën” pas humbjes së tretë radhazi të bavarezëve në të gjitha kompeticionet dhe jep një sinjal të qartë se e ardhmja e Tomas Tuhel në drejtimin e ekipit tashmë është në dyshim.
Trajneri kritikohej prej kohësh nga tifozët dhe opinionistët, pasi ekipi nuk po arrinte të shprehej në fushën e lojës, por me tre humbjet radhazi, ai rrezikoi vazhdimësinë në Ligën e Kampioneve, si dhe thuajse i ka dhuruar titullin Bajer Leverkusenit në Bundesligë.
Të gjithë prisnin të dëgjonin shpjegimet e Tuhel pas sfidës së humbur sot me shifrat 3-2 në fushën e Bohum. Por klubi i Bajernit të Mynihut ka bërë të ditur se nuk do të ketë një konferencë për shtyp pas ndeshjes, duke anuluar daljen para mediave të trajnerit.
Sipas mediave gjermane, ky është një sinjal i qartë se në këto orë do të diskutohet fati i teknikut të bavarezëve dhe nuk përjashtohet mundësia e shkarkimit të tij.
Lini një Përgjigje