
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Atalantas në Seria A, Berat Gjimshiti, feston sot ditëlindjen e 31 të tij. Por përveç urimeve të shokëve në kombëtare, nuk ka munguar një urim nga klubi italian.
E veçanta e urimit është se Atalanta ndër të tjera e ka uruar edhe në gjuhën shqipe Beratin.
“Gëzuar ditëlindjen, Berat”-shkruhet në postimin e Atalanta-s, i cili shoqërohet edhe me flamurin shqiptar.
Gjimshiti është bashkuar me Atalantën në verën e vitit 2017, por një vit e ka kaluar në huazim te Benevento.
Që prej asaj periudhe mbrojtësi i kombëtares është kthyer në një lojtar kryesor në ekip, ndërsa është emëruar edhe zëvendës kapiten pas Martin de Roon.
Tanti auguri alla nostra montagna! ⛰️ Gëzuar ditëlindjen, Berat! ????????????
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) February 19, 2024
Wishing Berat #Djimsiti a very happy birthday! ????????#GoAtalantaGo ⚫️???? pic.twitter.com/WWWbEfe2xl
Lini një Përgjigje