
Tirana ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit Erbim Fagu në krye të stolit bardheblu. Tekniku 36-vjeçar ka firmosur mëngjesin e së martës.
Ish-mbrojtësi rikthehet si pjesë e bardhebluve pas eksperiencës që pati në Holandë. Fagu ishte zëvendës-trajner i Tiranës në sezonin 2021-2022 kur bardheblutë arritën të fitonin titullin kampion.
Postimi i plotë
MIRËSEVJEN ERBIM FAGU!
Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Erbim Fagu.
Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e teknikut Erbim Fagu në statusin e trajnerit të ekipit të parë.
Pas një eksperience si lojtar i spikatur dhe trajner i moshave si brenda edhe jashtë vendit, Fagu rikthehet në shtëpinë bardheblu tashmë si pjesë kryesore e pankinës së Tiranës.
Fagu është tekniku i cili ka dhën kontribut të madh gjatë gjithë rrugëtimit në sezonin 2021-2022 pranë bardhebluve, duke e ndihmuar ekipin e parë në rrugën drejt tiullit kampion.
Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje trajnerit Erbim Fagu! Në zemër gjithmonë bardh e blu!
Tirana zyrtarizon kështu trajnerin e tretë brenda këtij sezoni, pas Orges Shehi dhe Julian Ahmatajt.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje