TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shkurt 2024, 16:03

Arresti kardiak i mori jetën në moshën 63-vjeçare, si reaguan klubet, ish- shokët e skuadrës dhe rivalët ku luajti Brehme

Shkruar nga Pamfleti

Arresti kardiak i mori jetën në moshën 63-vjeçare, si

Bota e futbollit u trondit në mëngjesin e 20 shkurtit pas ndarjes papritur nga jeta të legjendës gjermane të futbollit, Andreas Brehme, në moshën 63-vjeçare për shkak të një arresti kardiak.

Për ndarjen e tij nga jeta reaguan klubet për të cilat ai luajti, kombëtarja gjermane, rivalët, por dhe shumë personalitete të tjera të futbollit.

Inter: “Një lojtar madhështor, një interist i vërtetë. Mirupafshim Andi, përgjithmonë një legjendë”.

Arresti kardiak i mori jetën në moshën 63-vjeçare, si

Bajern: “Bajern është ekstremisht i pikëlluar për ndarjen e papritur nga jeta të Andreas Brehme. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e tij. Andreas Brehme do të jetë përgjithmonë në zemrat tona si një kampion Bote, por mbi të gjitha, si një njeri special. Ai gjithmonë do të jetë pjesë e familjes së Bajernit. Prehu në paqe Andi!”.

Arresti kardiak i mori jetën në moshën 63-vjeçare, si

Gjermania: “Prehu në paqe, Andi!”.

Arresti kardiak i mori jetën në moshën 63-vjeçare, si

Kaizerslautern: “FCK vajton për humbjen e Andreas Brehme. Ai veshi fanellën e ‘Djajve të Kuq’ për gjithsej dhjetë vjet dhe u bë kampion gjerman dhe fitues i kupës me FCK. Në vitin 1990 ai i dha kombëtares gjermane titullin e Kupës së Botës me penalltinë e tij dhe më në fund u bë një legjendë e futbollit”.

Real Zaragoza: “Andreas Brehme ka vdekur. Ish-lojtari i Real Zaragozas në sezonin 1992/93 dhe kampion Bote me Gjermaninë. Ne do të të kujtojmë gjithmonë Andreas. U prefsh në paqe”.

Valter Zenga: “Lamtumirë miku im, ose siç të quaja gjithmonë “shazzy”. Nuk duhej të ma kishe bërë këtë mua, nuk duhej të na e kishe bërë këtë ne të gjithëve. Ti u largove shumë shpejt miku im, por e di që nga atje lart do na mbrohesh dhe si zakonisht do marrësh penalltitë, një me të djathtën e një me të majtën. Udhë të mbarë miku im. Pusho në paqe! Nuk të them që po qaj se e di se do të më përqafoje dhe do të më thoje: ‘Hajde tani Valter, unë jam këtu’. Lamtumirë Andi.”

Havier Zaneti: “Një person i bukur na la. Nuk pata fatin të luaja me të, por e njoha kur ai vinte të na shihte ndeshjet. Patëm një raport të mrekullueshëm. Lajmi më trishtoi, na la një person i bukur nga brenda, i cili ka bërë gjera shumë të rëndësishme për familjen e Interit. Besoj që tifozët e Interit do ta kujtojnë për çdo gjë që ka bërë, për mënyrën sesi ai mbrojti fanellën e klubit tonë”.

Bepe Bergomi: “Andi ishte një shok i vërtetë i skuadrës, një person i mirë brenda dhe jashtë fushës. Ne kishim një marrëdhënie të veçantë, isha shumë pranë tij. Do të na mungojë shumë. Duhej ta takoja para disa ditësh për Inter-Salernitana. Zakonisht bie në kontakt një ditë më parë, por këtë herë nuk më telefonoi. Nuk dija gjë për gjendjen e tij në lidhje me arrestin kardiak. Mund të them vetëm se ai ishte një shok i vërtetë, një person i mirë brenda dhe jashtë fushës. Unë isha shumë pranë tij edhe pas fundit të karrierës sonë. Shumë lojtarë të huaj erdhën te Interi dhe aty ishte një marrëdhënie e veçantë me të. Ai kishte një shtëpi në liqen në Bardolino. Vinte shpesh në Itali. Me telefononte dhe kalonim kohë bashkë edhe me partneren e re. Do na mungojë shume. Ishte një person vërtet i mirë”.

Aldo Serena: “Ti nuk ishe thjesht një shok skuadre, ishe ai që më ndihmoje të shënoja gola. Loja jote ishte bujare, altruiste, një pasqyrim i karakterit tënd gazmor. Një njeri i thjeshtë, që u bë kampion bote duke goditur një penallti në majë të gishtave, si gjithë jetën tënde”.

Ernesto Pelegrini: “Ne humbëm një njeri të veçantë dhe mbrojtësin e majtë më të madh në historinë e Interit pas Xhiakinto Façeti. Ai kishte gjithçka: prekje të topit, driblime dhe krosim. Unë ende kam në sytë e mi mrekullinë e topave të tij të lartë për kokën e Aldo Serenës. Andi më thirri disa ditë para Inter-Salernitana. Ishim vërtet shumë afër. Ai bëri shumë për klubin tonë dhe mbaj mend gëzimin që pashë në sytë e tij kur triumfonte në Kupën e Botës në Itali”.

Xhainfranko Mateoli: “Një ditë shumë e trishtë. Një lajm i tillë është i rëndë. Kemi ndarë shumë momente të bukura . Të qeshura, por edhe momente serioze. Një djalë vërtet serioz. Më dërgonte gjithmonë urime në ditëlindjen time. Ai ishte një person që kujdesej shumë për miqësitë. Lajmi i sotëm në mëngjes ishte një goditje shumë e rëndë”.

Karl-Hainc Rumenige: “Jam thellësisht i prekur dhe i tronditur nga lajmi për vdekjen e Andi Brehme. Ne luajtëm së bashku në Kupën e Botës 1986 në Meksikë dhe Andi ishte një lojtar i shkëlqyer i ekipit, jashtëzakonisht besnik dhe i besueshëm. Zjarri i tij për jetën ishte gjithmonë ngjitës dhe fakti që ai u desh të na linte në moshën 63-vjeçare, më trishton shumë”.

Seria A: “Prehu në paqe Andi Brehme, një legjendë e Interit dhe e futbollit tonë”.

UEFA: “Në emër të të gjithë komunitetit europian të futbollit, jemi thellësisht të pikëlluar kur dëgjojmë se gjermani Andreas Brehme ka ndërruar jetë. Pasi shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Botës 1990, ai gjithashtu ngriti një Kupë UEFA me Interin në 1991. Ngushëllimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë të trishtuar”.

Milan: “AC Milan është thellësisht i pikëlluar për vdekjen e Andreas Brehme, një lojtar i vërtetë i lojës sonë. Ne dëshirojmë t’i dërgojmë ngushëllimet tona të përzemërta familjes së tij dhe FC Inter në këtë kohë”.

Napoli: “Në memorien e një kampioni të madh, që na la shumë shpejtë”.

Fiorentina: “Prehu në paqe Andi Brehme”.

Udineze: “Lamtumirë Andreas”.

andreas brehme ish-legjenda gjermane

Lini një Përgjigje