
Mançester Siti triumfon minimalisht 1-0 ndaj Brentfordit në kampionat, duke shkuar kështu në kuotën e 56 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Liverpuli që kryeson Premier Ligën.
Kampionët e Anglisë dominuan totalisht në pjesën e parë, duke ushtruar presion konstant dhe duke iu afruar disa herë golit. Gjithsesi, portieri i mysafirëve, Mark Fleken tregoi reflekset e tij, me disa pritje fantastike. Fraksioni i dytë filloi aty ku mbaruan 45 minutat e para. “Qytetarët” u vendosën në kërkim të golit të avantazhit, ndërsa ekipi i Frenk u mobilizua përpara porte sërish.
Siti kaloi në avantazh në minutën e 70 falë Erling Haland, i cili realizoi pas një asisti të Alvarez. Norvegjezi shtoi edhe Brentford në listën e “viktimave”, teksa tashmë ai ka shënuar gol ndaj çdo skuadre në Premier Ligë me të cilën është përballur.
Lini një Përgjigje