TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shkurt 2024, 21:41

“U gabua që në fillim të sezonit”, De Biazi komenton situatën te Napoli

Shkruar nga Pamfleti

“U gabua që në fillim të sezonit”, De Biazi komenton

Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat italiane ku ka folur për futbollin dhe skuadrat italiane.

I pyetur për emërimin e Françesko Kalzonës në krye të Napolit pas shkarkimit të Maxarrit, De Biazi u shpreh se te ky klub u gabua që në nisje të sezonit dhe tani trajnerit të ri i duhet të rregullojë gjithçka.

Ne përpiqemi të kthehemi në rrugën që njohim dhe të përpiqemi të kthehemi në fillin e diskutimit, por në fillim të sezonit u bënë vlerësime që ishin pak të cekëta dhe këtu lindi problemi. Problemi më i madh nuk ishte për të mbështetur Garsian. Edhe nëse klubi vendos një ‘fole në rrota’ është e vështirë të ecësh përpara. Nuk është se futbolli është matematikë, ndonjëherë shkon përtej edhe vlerësimeve më të kujdesshme. Gjithmonë duhet një minimum inteligjence dhe kohë. Tani është zgjedhur Kalcona sepse ai ka punuar me Sarrin dhe Spaletin dhe tani i duhet të zgjidhë gjithçka. Shpresoj që të bëjë mirë. Fat të mbarë, puna nuk do të jetë e lehtë”-tha fillimisht ai.

Më pas, i pyetur për rrugëtimin e Interit këtë sezon në Champios League, trajneri me shtetësi italiane dhe shqiptare deklaroi se “zikaltërit” nuk e merituan të humbisnin në finale, ndaj sipas tij këtë vit kanë mundësinë për të triumfuar.

Vitin e kaluar Interi humbi në mënyrë të pamerituar finalen, ajo skuadër ka gjithçka që duhet për të përsëritur rrugëtimin e njëjtë. Inzagi ka një ekip të fortë, ai është shumë i mirë në menaxhimin e skuadrës”-deklaroi De Biazi.

Ndërsa sa i përket skuadrës që rrezikon më shumë për t’u rrëzuar nga Seria A, sipas ish-trajnerit të Shqipërisë Salernitana është duke bërë më keq.

Është e vështirë të thuash një emër. Diferencën e bën renditja. Pashë Veronën duke luajtur një ndeshje të madhe dhe nuk e prisja, pasi ekipi i tyre thuajse u shpërbë në janar. Empoli është duke bërë mirë, ndërsa Salernitana është në formën më të keqe”-u shpreh Xhani De Biazi.

xhani de biazi ish-trajneri i shqipërisë napoli

Lini një Përgjigje