
Përfundojnë 2 ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Kupës së Shqipërisë. Erzeni ka bërë surprizën e madhe përballë Vllaznisë, teksa ka mposhtur shkodranët me rezultatin 2-1.
Shijakasit ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 63. Asasni provoi me kokë pas një krosimi që u ndal nga Qarri, me topin që u rikthye sërish tek Asani, i cili nuk gaboi nga shumë afër.
Vllaznia u kundërpërgjigj në minutën e 87, teksa barazoi shifrat. Smajli lëvizi bukur nëhyrje të zonës dhe goditi me të majtën, duke dërguar topin në rrjetë.
Kur mendohej se ndeshja e luajtur në Rrogozhinë do të mbyllej në paqe, Erzeni realizoi në minutën e 89 golin që mban gjallë kualifikimin. Kacbufi gjeti veten të lirë në zonë pas një krosimi dhe me të majtën e dërgoi topin në rrjetë.
Në ndeshjen tjetër, Laçi është mposhtur nga Egnatia me rezultatin 0-1. Heroi i skuadrës rrogozhinase ishte Aleksi me golin e realizuar në minutën e 90+2.
Lubas u rrëzua në zonë pas një kontakti me Silvën dhe për gjyqtarin nuk pati dyshime, duke bërë shenjë nga pika e bardhë.
Ditën e djeshme u luajën edhe 2 ndeshjet e tjera, ku Teuta dhe Tirana e mbyllën takimin me rrjeta të paprekura, ndërsa Partizani mposhti Kukësin me rezultatin minimal 1-0.
Ndeshjet e kthimit do të luhen më 6 mars.
Lini një Përgjigje