
Interi arriti të fitonte ndeshjen e parë në “San Siro” përballë Atletikos së Madridit në fazën e 1/8-ave të Champions League , teksa një vëmendje të madhe e mori edhe këngëtari i njohur, Keni Uest, i cili u shfaq duke parë ndeshjen nga afër.
Reperi amerikan, ashtu si gjithmonë është shfaqur me veshjen e tij misterioze, duke mbuluar fytyrën e tij pas deklaratave skandaloze kohët e fundit.
Duket se Milani ka zgjedhur që ta përdorë këtë gjë si një “objekt” për t’u tallur me rivalët e tyre të përjetshëm.
Në një video të postuar në “Tik-Tok”, klubi kuqezi kishte zgjedhur disa persona që kishin veshur të njëjtën maskë të cilët hiqeshin si personazhe të njohur.
Dua Lipa, Tom Kruiz, Uill Smith dhe Zherard Depardjë ishin personazhet e zgjedhur, të cilët kishin ‘vizituar’ “Casa Milan”.
@acmilan Special guests at #casamilan #sempremilan #acmilan #tiktokfootball ♬ Fluffing a Duck - Dj tahh
Lini një Përgjigje