
Dinamo është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mundi 0-1 Skënderbeun në Korçë. Dinamovitët e filluan takimin “zjarr” dhe iu afruan golit që në minutën e parë me Markun. Në minutën e 35, Liço provoi nga distanca, por nuk pati shënjestrën e duhur.
Në fillimin e fraksionit të dytë, të besuarit e Mehmetit fituan penallti, me arbitrin që e konsideroi të parregullt ndërhyrjen e Ramos ndaj Andonit. 11-metërshi u ekzekutua saktë nga Vila, duke i dhënë kështu epërsinë skuadrës së Dinamos. Në disavantazh, korçarët tentuan të futeshin në lojë, por e patën mjaft të vështirë.
Me këtë rezultat, Dinamo renditet në vendin e katërt me 35 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e gjashtë me 31 pikë.
Lini një Përgjigje