
Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në Korçë, pasi ka përfunduar ndeshja me fitoren e Dinamos ndaj Skënderbeut me rezultatin e ngushtë 0-1. Presidenti i Bluve të kryeqytetit, Ardian Bardhi është përplasur me tifozët vendas.
Ky tension erdhi nga tifozët korçarë, pasi ata nuk u pajtuan me arbitrimin. Kujtojmë se Dinamo fitoi me penalltinë e kthyer në gol nga Lorenco Vila gjatë pjesës së dytë.
Dhe pse përplasja nuk ka qenë fizike, palët nuk kanë kursyer tonet e larta dhe të ashpra.
Dinamovitët e filluan takimin “zjarr” dhe iu afruan golit që në minutën e parë me Markun. Në minutën e 35, Liço provoi nga distanca, por nuk pati shënjestrën e duhur.
Në fillimin e fraksionit të dytë, të besuarit e Mehmetit fituan penallti, me arbitrin që e konsideroi të parregullt ndërhyrjen e Ramos ndaj Andonit. 11-metërshi u ekzekutua saktë nga Vila, duke i dhënë kështu epërsinë skuadrës së Dinamos. Në disavantazh, korçarët tentuan të futeshin në lojë, por e patën mjaft të vështirë.
Me këtë rezultat, Dinamo renditet në vendin e katërt me 35 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e gjashtë me 31 pikë.
Lini një Përgjigje