TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2024, 21:25

Fitoi Kupën e Afrikës me Bregun e Fildishtë, sulmuesi i Fiorentinës diagnostikohet me malarie

Shkruar nga Pamfleti

Fitoi Kupën e Afrikës me Bregun e Fildishtë, sulmuesi i

Skuadra e Fiorentinës njofton se sulmuesi saj Kuame është diagnostikuar me malarie. Ata shprehen se kishin bërë diagnostikimin pas etheve që ai kishte kaluar, prandaj ishin detyruar ta shtronin në spital për kurat e rastit.

Lajm i keq për skuadrën e Fiorentinës, teksa pas disa mungesave prej dëmtimeve, tashmë duhet të bëjë dhe pa shërbimet e Kuame. Ky i fundit ishte rikthyer vetëm ditët e fundit në Firence pas fitores së Kupës së Afrikës me Bregun e Fildishtë.

Ai nuk arriti të kthehej në kohë për ndeshjen ndaj Empolit, ndërsa skuadra kishte dy ditë pushim dhe sot do të niste stërvitjen për ndeshjen kundër Lacios. Deri dje Kuame ishte në gjendje shumë të mirë fizike edhe pse ishte stërvitur veç skuadrës.

Ndërsa në darkë raportohet se kishte marrë pjesë në një darkë bamirësie në Firence për të treguar solidaritet me njerëzit e goditur nga përmbytjet e nëntorit të shkuar.

Për të ardhur keq që kur skuadra mendonte të mbështetej te Kuame marrin lajmin e sëmundjes që ka prekur futbollistin e tyre. Koha e rikuperimit mund të variojë nga disa ditë në disa javë në varësi të zhvillimit të sëmundjes.

kristian kuame sulmuesi nga bregu i fildishtë fiorentina

Lini një Përgjigje