
Luk Shou pritet t’i mungojë Mançester Junajtid për 12 javë pas një tërheqjeje muskulore. 28-vjeçari u detyrua ta mbyllte në mënyrë të parakohshme ndeshjen e fundjavës ndaj Lutonit, sfidë të cilën “Djajtë e Kuq” e fituan me rezultatin 1-2.
Ekzaminimet e fundit kanë zbuluar kohëzgjatjen që Shou do të qendrojë jashtë fushave dhe anglezi me shumë mundësi nuk do të mund të luajë më në këtë sezon dhe rrezikon dhe pjesëmarrjen në “EURO 2024”.
Lajmi vjen si një goditje jo vetëm për trajnerin Erik ten Hag, por edhe për trajnerin e Anglisë, Garet Sauthgejt që e ka aktivizuar mbrojtësin e majtë si titulluar në dy turnetë e fundit madhor, madje në Europianin e fundit, Shou shënoi dhe në finale ndaj Italisë.
Ky është dëmtimi i dytë i rëndë për Shoun. 28-vjeçari mungoi nga gushti deri në nëntorin e kaluar për shkak të një problemi të ngjashëm.
????????Luke Shaw set to miss the rest of the season with a hamstring injury. Scheduled to be back before Euros but race against clock to prove fitness. [@mcgrathmike] #MUFC pic.twitter.com/3JFVHuTD2N
— United World (@UnitedWorldFans) February 21, 2024
Lini një Përgjigje