TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Korrik 2025, 18:06

U kthye te Roma pas një huazimi pozitiv tek Espanjoli, skuadra e La Ligës vëzhgon situatën e Marash Kumbullës

Shkruar nga Pamfleti

U kthye te Roma pas një huazimi pozitiv tek Espanjoli, skuadra e La

Marash Kumbulla nuk e ka të sigurt të ardhmen te Roma. Mbrojtësi kuqezi kërkon minuta, ndërsa u kthye pas një huazimi pozitiv tek Espanjoli.

Gasperini do të thotë fjalën e fundit, ndërsa Roma po vijon me fazën përgatitore. Më parë është përfolur shifra 7 milionë euro, që klubi i La Ligës do ishte i gatshëm të investonte për Kumbullën.

Nga huazimi dhe blerja e kartonit, Roma ka shpenzuar rreth 30 milionë euro për mbrojtësin e Kombëtares. Për këtë arsye nuk e ka të lehtë që ta largojë.

Kontrata e Kumbullës me verdhekuqtë është e vlefshme deri në vitin 2027. Muaji gusht do të jetë vendimtar për të ardhmen, ndërsa huazimi aktualisht nuk konsiderohet opsion.

marash kumbulla mbrojtësi shqiptar roma espanjol

Lini një Përgjigje