
Armando Sadiku është një hap larg transferimit te Lugano. Sulmuesi shqiptar u largua nga FC Goa në prill të këtij viti, duke mbyllur kështu aventurën e tij 1-vjeçare me skuadrën indiane.
Pas disa muajsh interesime nga disa ekipe, “Newsport.al” ka mësuar se elbasanasi është drejt rikthimit te Lugano. Palët vazhdojnë diskutimet mes për të “kopsitur” edhe detajet e fundit të kontratës.
Siç dihet, Sadiku në të kaluarën ka mbajtur veshur fanelën e Luganos, teksa këtë merkato do të rikthehej për të katërtën herë. Kujtojmë se 34-vjeçari ishte një nga emrat kryesorë tek Elbasani për një rikthim në Superiore, por tashmë sulmuesi do të vazhdojë karrierën në Zvicër.
Lini një Përgjigje