
Vllaznia është skuadra tjetër e Superiores që do të luajë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Shkodranët do të luajnë në transfertë ndaj Vikingur Rjykjavik, duel që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 20:45.
Dueli i parë mes skuadrave i zhvilluar para 1 jave në Shqipëri ka shkuar në favorin e kuqebluve, me këta të fundit që triumfuan me shifrat 2-1. Ekipit të drejtuar nga Edi Martini do t’i duhet një barazim për të kaluar në fazën tjetër të këtij turneu.
Ndërkohë jemi vetëm 3 ditë para kësaj përballjeje dhe tashmë janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. UEFA ka vendosur që këtë përballje t’ia besojë Mihali Kaprali dhe ndihmës të tij do të jenë Vencel Toth dhe Balaz Buzas. Gjithashtu arbitër i katërt do të jetë Imre Kovacs, të gjithë janë nga Hungaria.

Dinamo do të luajë të enjten ndeshjen e kthimit Atletik Eskaldes në orën 20:45. Dueli i parë mes tyre ka përfunduar 2-1 për ekipin e Ilir Dajës dhe është i vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Të enjten do të synojnë sërish fitoren, teksa do të luajnë në “Elbasan Arena”. Për këtë përballje janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi.
Kështu në Elbasan do të jetë kryesorë një arbitër nga Luksenburgu. Jasmin Sabotic do të ndihmohet nga Rafael Morim dhe Dani Dias Balsa, ndërkohë arbitër i katërt do të jetë Loik Tomas.

Lini një Përgjigje