TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Korrik 2025, 19:58

Vedat Muriqi e nis mbarë, i jep fitoren Mallorca-s në minutën e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Vedat Muriqi e nis mbarë, i jep fitoren Mallorca-s në minutën e

Vedat Muriqi ka nisur me formë pozitive përgatitjet për sezonin e ri, duke realizuar golin e fitores në minutën e 92-të të miqësores ndaj skuadrës Shabab Al-Ahli nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Dueli i zhvilluar në Kufstein të Austrisë përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Mallorcas.

Ndeshja nisi më mirë për ekipin nga Dubai, që kaloi në epërsi në minutën e 29-të me golin e brazilianit Mateusao. Pas pushimit, Mallorca shtoi ritmin dhe kërkoi me ngulm barazimin, që erdhi në minutën e 55-të me golin e Javier Llabres.

Në minutat shtesë, Mallorca fitoi një penallti dhe ishte pikërisht sulmuesi kosovar ai që mori përgjegjësinë, duke realizuar me qetësi dhe saktësi golin që vulosi fitoren. 31-vjeçari nga Prizreni ka treguar edhe një herë pse është lojtari më i besuar në repartin ofensiv të Mallorcas, e cila së fundmi e ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2029.

Lini një Përgjigje