TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Korrik 2025, 21:08

Medon Berisha i hesht të gjithë te Leçe, mesfushori kuqezi shfaqet krah talentit të Milanit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Medon Berisha i hesht të gjithë te Leçe, mesfushori kuqezi

Mesfushori i Kombëtares Medon Berisha mbylli një sezon pozitiv me Leçen në Serinë A italiane, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbijtesën e skuadrës së tij, sëbashku me “regjisorin” Ylber Ramadani.

Në një “story” të fundit në rrjetin social “Instagram”, Berisha ka sajuar një mënyrë të veçantë për të pozuar përkrah lojtarëve të tjerë të Leçes. Në këtë “panoramë” gjendet edhe talenti i Milanit Françesko Kamarda.

17-vjeçari ka kaluar te Leçe për sezonin e ri, por me formulë huazimi. Në total Medon Berisha ka zhvilluar 3 ndeshje me përfaqësuesen shqiptare, teksa është ende në pozicion “gjahtari” për minutazh nën “urdhërat” e trajnerit Silvinjo te kuqeiznjtë.

Medon Berisha i hesht të gjithë te Leçe, mesfushori kuqezi

medon berisha mesfushori i kombëtares leçe

Lini një Përgjigje