
Mediat franceze dhe jo vetëm, së fundmi po raportojnë vazhdimisht për një rikthim të mundshëm të Nejmarit në Europë dhe konkretisht në Ligën 1, në Francë.
Sipas këtyre raportimeve është Olimpiku i Marsejës që ka nisur bisedimet e para me Santosin për një transferim të mundshëm të Nejmarit. Braziliani është shumë pro rikthimit në Europë, pasi kërkon të jetë në super formë për Kupën e Botës 2026. Duke qenë se e njeh mjaft mirë Ligën 1, Nejmar është i entuziazmuar nga ideja për t’u rikthyer në Francë.
Kujtojmë se Nejmari luajti në Ligën 1 për 6 sezone me PSG-në, ku u transferua nga Barcelona në vitin 2017 për 222 milionë euro, transferimi më i shtrenjtë në histori. Në 173 ndeshje me parizienët, Nejmar shënoi 118 gola dhe dha 79 asiste.
Rikthimi i tij në Ligën 1 dhe transferimi tek Olimpiku i Marsejës do të ishte një goditje e bujshme dhe për faktin duke ditur rivalitetin historik mes dy klubeve franceze. Në rast se ndodh ky transferim, atëherë Nejmar do jetë padyshim “tradhtari” më i madh për tifozët e PSG-së.
Lini një Përgjigje