TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Korrik 2025, 19:18

Liverpuli përjetëson Diogo Zhotën, pas tërheqjes së fanelës me numrin 20 vendos të ndërtojë një statujë jashtë “Anfield Road”

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli përjetëson Diogo Zhotën, pas tërheqjes së

Vdekja e Diogo Zhotës është ende e freskët për këdo dhe Liverpuli ka vendosur të kryejë një sërë homazhesh të përjetshme për ta rikujtuar futbollistin.

I pari është konfirmuar tashmë nga të kuqtë, numri 20 do të tërhiqet dhe nuk do të mbahet më kurrë nga lojtarët e klubit, në asnjë nivel, përfshirë ekipet e të rinjve.

Homazhi i dytë do të konsistojë në krijimin e një statuje në nder të tij, e cila do të bëhet nga sende të lëna jashtë “Anfield Road”.

Këto artikuj do të riciklohen dhe do të përdoren për të krijuar “pikën qendrore përkujtimore” përpara “Anfield Road”. “Ndërkohë, një zonë e përkohshme” mbetet në vend për t’u lejuar tifozëve të vazhdojnë t’i bëjnë homazhe lojtarit ndërkombëtar portugez me lule, shalle dhe bluza. Për më tepër, është ende e mundur të personalizohen bluzat zyrtare me emrin “Diogo J. 20” në dyqanet zyrtare të Liverpulit, pasi fitimet nga këto shitje do të shkojnë direkt në Fondacionin e Liverpulit, i cili “është zotuar të krijojë një program në emër të Diogo Zhotës”.

Homazhi i fundit do të duhet të presë deri më 15 gusht, gjatë ndeshjes në shtëpi kundër Bërnmuthit, do të mbahet një minutë heshtje dhe koreografi e dedikuar për tifozët.

diogo zhota liverpul

Lini një Përgjigje