TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Korrik 2025, 20:05

Qazim Laçi realizon “golin” e jetës, mesfushori kuqezi do të bëhet baba për herë të parë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Qazim Laçi realizon “golin” e jetës, mesfushori kuqezi

Qazim Laçi do të bëhet baba për herë të parë! Ylli i Kombëtares dhe partnerja e tij, Marin Vinçeti kanë dhënë lajmin e lumtur përmes një videoje të ëmbël në Instagram.

Ata kanë ndarë momente nga ekografia dhe zbulimi i lajmit për familjarët e tyre, të cilët e kanë mësuar pasi çifti i ka dhënë secilit nga një veshje fëmijësh.

Marin ka ndarë edhe një dedikim krah videos:

Ajo ka qenë gjithnjë aty… Në një cep të zemrës sime, në çdo frymëmarrje shprese, në çdo lutje të  heshtur. Koha kalonte, por dëshira nuk u zbeh kurrë. Sot, ajo rreh nën lëkurën time si një premtim më në fund i mbajtur. Jemi të mbushur me mirënjohje. Po numëroj ditët derisa të të takoj, je ajo që kemi pritur kaq gjatë”, duke zbuluar se fëmija që pritet të vijë në jetë është vajzë.

qazim laçi mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje