
Pjesë e parë katastrofike për Skënderbeun në testin e parë miqësor ndaj Strugës së Bledi Shkëmbit. Skuadra korçare e mbylli pjesën e parë me rezultatin befasues 0-4.
Dominim absolut i miqve nga Struga, ku padyshim ylli i fragmentit të parë të ndeshjes ishte sulmuesi Basiru Kampaore i cili arriti të tunde plot 3 herë rrjetën e Marko Alias. “Pokeri” u kompletua nga autogoli i qendërmbrojtësit Dumfur. Ekipi i Ernest Gjokës arriti të prodhonte shumë pak në pjesën e parë, duke regjistruar vetëm 1 gjuajtje në kuadrat me anë të mesfushorit Janaqi!
Në pjesën e dytë, vendasit tentuan të reagonin por nuk ja dolën. Rastet e rrezikshme ishin me pikatore, ndërsa të dy trajnerët hodhën në fushë të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion.
Ekipi i Elbasanit po tregon një formë të mirë në fazën përgatitore në vigjilje të ediconit të ri futbollistik. Të besuarit e Ivan Gvozdenoviç triumfuan me shifrat 2-1 përballë skuadrës qipriote të Anorthosis Famagusta.
Golat për elbasansit i shënuan Musta dhe Donart. Verdheblutë shpresojnë të kapin Kupat e Europës në sezonin e ri, ndërsa në sezonin 2024-2025 i shkuan shumë pranë.
Skuadra e Flamurtarit tregoi rezistencë në miqësoren e sotme kundër ekipit që militon në Kategorinë e Parë të futbollit turk Ankara Keçiorengucu. Ndeshja përfundoi në barazim 2-2.
Golat për vlonjatët i shënuan Maksuti dhe Janku. Një paraqitje dinjitoze kundër klubit ku aktivizohen Eduart Rroca dhe “raketa” Odise Roshi.
Flamurtari ka treguar deri më tani se është gati për Superioren, ku ambicia e kuqezinjve është të luftojnë të paktën për një vend në Kupat e Europës gjatë edicionit 2025-2026. Titulli mund të konsiderohet një “obsesion” te vlonjatët.
Lini një Përgjigje