TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Korrik 2025, 20:49

Mbretëresha nuk dorëzon fronin, Anglia rrëzon Spanjën në finalen e madhe të femrave

Shkruar nga Pamfleti

Mbretëresha nuk dorëzon fronin, Anglia rrëzon Spanjën

Anglia është sërish mbretëresha e Europës në futbollin për femra. Përfaqësuesja angleze mposhti Spanjën në finalen dramatike të Euro 2025, duke triumfuar pas serisë së penalltive. Ndeshja, e zhvilluar në Bazel të Zvicrës, përfundoi 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesë, ndërsa penalltitë vendosën fatin e trofeut, duke shpërthyer festën angleze.

Spanja kaloi e para në epërsi në pjesën e parë me golin e Mariona Caldentey, por Anglia reagoi me forcë dhe barazoi rezultatin në pjesën e dytë me Alessia Russo. Në 120 minuta lojë nuk u gjet fituesi, dhe gjithçka u vendos nga pika e bardhë, ku Anglia tregoi më shumë qetësi dhe saktësi.

Ky është titulli i dytë radhazi evropian për Anglinë në futbollin për femra, duke e konfirmuar atë si një fuqi të pamohueshme në arenën ndërkombëtare. Pas humbjes ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës në vitin 2023, ky sukses vjen si një hakmarrje sportive dhe dëshmi e rritjes së nivelit të ekipit anglez.

Lini një Përgjigje