
Granit Xhaka pritet të prezantohet zyrtarisht si mesfushori i ri i Sandërlendit për dy vitet e ardhshme. Klubi i ngjitur këtë sezon në Premier Ligë ka bindur Bajer Leverkusenin dhe për 20 milionë euro do bëjë të vetin Xhakën, një prej mesfushorëve më të mirë në qarkullim.
Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano, teksa ky vendim duket befasues nga Xhaka, i cili kishte ofertë nga Milani dhe Interi, por zgjedh kështu të rikthehet në ishull ku më parë ka qenë pjesë e Arsenalit deri para dy sezoneve.
Duket se Leverkuseni nuk ka mbijetuar dot nga presioni për largim, duke humbur kështu yllin e katërt në këtë afat kalimtar transferimesh. Pas Florian Uirtz, Zheremi Frimpong dhe Xhonatan Tah, tashmë Leverkuseni sheh edhe largimin e Xhakës.
????????⚪️ EXCLUSIVE: Granit Xhaka to Sunderland, here we go! Deal agreed between all parties involved.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 28, 2025
Understand fee will be €20m, contract until 2027.
Green light from Bayer Leverkusen for the player to fly today and complete his move to #SAFC, one more ambitious signing. pic.twitter.com/1gP1IBLD0T
Largimi i Çabi Alonsos te Reali i Madridit dhe ulja në stol e Erik ten Hag ka bërë që shumë ndryshime të ndodhin te Leverkuseni, që nga sezoni i ri do ketë një tjetër fytyrë.
“Granit Xhaka te Sandërlandi, ja ku jemi! Marrëveshja është arritur mes të gjitha palëve të përfshira. Mësoj se tarifa do të jetë 20 milionë euro, kontrata deri në vitin 2027. Thuhet se Xhakës i është dhënë "drita jeshile" për të fluturuar për në Sandërlend për t'iu nënshtruar vizitave mjekësore", shkruan Fabricio Romano në kanalet e komunikimit.
Kujtojmë se te Sandërlendi një sezon (2009-2010) ka luajtur edhe Lorik Cana dhe "Macet e Zeza" do kenë sërish një tjetër shqiptar. Pas Bzelit, Mëshengladbah, Arsenalit dhe Leverkusenit, Sandërlendi do jetë klubi i pestë në karrierën e Xhakës, paçka se Erik ten Hag kundërshtoi largimin e tij nga ekipi.
Lini një Përgjigje