TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Korrik 2025, 17:24

Tronditet futbollisti belg, djali i tij 1-vjeç humb jetën

Shkruar nga Pamfleti

Tronditet futbollisti belg, djali i tij 1-vjeç humb jetën

Mesfushori i Barit, Mathias Verreth ka humbur djalin e tij 14-muajsh pasi ndërroi jetë. Elliot Charles ishte shtruar në spital ditë më parë pasi vuante nga simptoma të ngjashme me virusin.

Lajmi tronditi të gjithë komunitetin me klubin që njoftoi, në shenjë zie dhe respekti, se do të largohen nga kampi stërvitor në Rokaraso, duke u rikthyer në qytet. Futbollisti natyrisht, është rikthyer në Belgjikë, ku jeton familja e tij.

Njoftimi

Jemi pa fjalë teksa ndajmë lajme që sapo na kanë tronditur thellësisht secilin prej nesh.

Presidenti Luigi De Laurentiis, stafi i trajnerëve, i gjithë ekipi, menaxhmenti dhe bashkëpunëtorët kuqe e të bardhëve shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për Matthias Verreth dhe familjen e tij në një nga momentet më të tmerrshme që një prind dhe një qenie njerëzore mund të përjetojë: vdekjen e papritur dhe të parakohshme të një fëmije.

U kërkojmë të gjithë tifozëve, meshkuj dhe femra, të shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për Matthias, gruan e tij, fëmijën e tyre të parë dhe të gjithë të dashurit e tyre në këtë moment pikëllimi të tmerrshëm. Grupi kuqe e të bardhëve do të kthehet në Bari sot në shenjë zie dhe respekti për një tragjedi të tillë.

mathias verreth mesfushori belg i barit

Lini një Përgjigje